
Kandidati i PDK-së për kryetar të kryeqytetit e ushtroi të drejtën e votës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar sot në kryeqytet.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij gjatë votimit. Pas daljes nga qendra e votimit, Ismaili dha një mesazh të shkurtër për qytetarët.
“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën,” tha ai.
Ismaili shprehu besimin se procesi zgjedhor do të kalojë qetë dhe se qytetarët do të vendosin për të ardhmen e kryeqytetit me përgjegjësi dhe shpresë.



