Vdiq babai i Salih Mustafës, OVL-UÇK kritikon Specialen që s’ia lejoi vizitën

Hysni Gucati thotë se Mustafës nuk iu lejua ta shihte babain e tij, ndonëse ai ishte në gjendje kritike shëndetësore.

Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi për një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

banner

Lidhur me gjendjen e tij, ishte raportuar se Salih Mustafa kishte bërë kërkesë që t’i lejohej një vizitë humanitare për ta parë babain, mirëpo Gjykata Speciale nuk e kishte aprovuar një gjë të tillë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas vdekjes së Jahja Mustafës, duke thënë se dhimbja është edhe më e madhe për shkak se djalit të tij nuk iu lejua ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës.

“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës”, ka shkruar Gucati.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafa, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin, duke e cilësuar këtë rast si një padrejtësi të rëndë dhe çnjerëzore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.