
Presidentja Vjosa Osmani është shfaqur nga një sallon ondulimi, prej nga ka reaguar ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës dhe debatit të krijuar rreth profesionit të frizerëve.
“Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi”, shkroi Osmani.
Ajo tha se asnjë grua që punon nuk duhet të bëhet objekt talljeje apo nënçmimi.
“Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje”, deklaroi ajo.
Osmani përmendi gratë që punojnë në profesione të ndryshme dhe mbajnë familjet e tyre.
“As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre”, u shpreh ajo.
Sipas presidentes, gratë janë shtylla e Kosovës dhe heroinat e përditshme të shoqërisë.
“Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme”, tha Osmani.
Në fund, ajo shtoi:
“Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.”



