
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi me vajzat e saj, teksa ka falënderuar qytetarët për urimet që mori për ditëlindje.
“Dhe kur dita të fillon e të mbaron me këtë përqafim, nuk ka më asgjë që mundet me të lëkundë”, shkroi Osmani.
Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë për mesazhet dhe urimet e marra.
“Ju faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta dje për ditëlindje”, u shpreh presidentja.



