Vjosa Osmani viziton Gjakovën pas përmbytjeve nga reshjet e shumta

Presidentja takon kryetarin e komunës dhe viziton familjet e prekura për të ofruar mbështetje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjakovë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta që kapluan vendin, duke prekur veçanërisht këtë komunë.

banner

Gjatë vizitës, Osmani është takuar me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, dhe ekipin e tij që po monitorojnë situatën në terren. Ajo ka njoftuar se do të vizitojë gjithashtu familjet e prekura dhe zonat që janë ende në rrezik për të parë nga afër gjendjen dhe nevojat e qytetarëve.

“Kemi shprehur solidaritetin me qytetarët e Gjakovës për dëmet e shkaktuara nga reshjet. Fatmirësisht ato kanë rënë pak a shumë, dhe shpresojmë që të mos ketë dëme të mëtejshme”, tha Osmani.

Presidentja falenderoi institucionet dhe qytetarët për angazhimin e tyre në tejkalimin e situatës. “Ka familje të prekura nga kjo gjendje, dhe vendbanimet janë dëmtuar. Do të punojmë bashkarisht që kjo të tejkalohet. Kryetari Gjini na informoi për masat e ndërmarra, dhe ne do të jemi aty për të bashkëpunuar, sepse çdo sfidë është e tejkalueshme kur punojmë bashkë”, shtoi Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.