Vlora Çitaku, gruaja më e votuar në PDK pas numërimit të 91.23% të votave

Janë numëruar 91.23 për qind e votave për kandidatët për deputetë, ndërsa Vlora Çitaku po prin mes grave në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve aktuale, Çitaku ka grumbulluar 21 mijë e 757 vota, duke u renditur si gruaja më e votuar në PDK.

banner

Ajo mban vendin e pestë në listën e përgjithshme të kandidatëve më të votuar të partisë, pas Bedri Hamzës, Përparim Grudës, Arian Tahirit dhe Uran Ismailit.

Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.