Vlora Çitaku: Nuk ka punë të turpshme, turp është përçmimi ndaj njerëzve që punojnë ndershëm

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave që lidhen me profesionin e frizerëve, duke thënë se çdo punë e ndershme meriton respekt dhe vlerësim.

“Çdo punë e bërë me nder duhet trajtuar me respekt”, shkroi Çitaku.

banner

Ajo tha se secili njeri që punon me ndershmëri dhe përkushtim ka rol të rëndësishëm në shoqëri.

“Unë njoh frizerë e frizere që punësojnë dhjetëra gra e burra, që mbajnë familje, që paguajnë taksa”, deklaroi ajo.

Sipas Çitakut, problemi nuk qëndron te krahasimi në vetvete, por te mënyra nënçmuese se si përdoret ai në debat politik.

“Nuk do të shqetësohesha fare për këtë krahasim, sikur të mos ishte ngarkesa pezhorative që po i mvishet këtij profesioni të ndershëm”, u shpreh ajo.

Ajo kritikoi përdorimin e profesionit si mjet për sulm ndaj grave në politikë.

“Kur përdoret nga një politikan si mjet për ta sulmuar e nënçmuar një grua tjetër, atëherë bëhet edhe më e turpshme”, tha Çitaku.

Në fund, ajo shtoi:

“Nuk ka punë të turpshme. Turp është arroganca dhe përçmimi ndaj njerëzve që punojnë ndershëm.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.