
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me takimin e mbrëmshëm me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në objektin e Qeverisë.
Hamza ka treguar se çfarë ka biseduar me Kurtin.
“Për cka kemi biseduar, kemi biseduar për projektligjin për Dhomat e Specializuara” – tha Hamza.
Tutje, Hamza tregoi se ende nuk kanë biseduar nëse Kurti e mbështet këtë nismë, pasi projektligji ende është në fazën e interpretimit në Qeveri.



