VV ia merr një deputet PDK-së, rritet në 52 mandate

Me numërimin e 92.51 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe një mandat shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 ulëse.

Sipas rezultateve të fundit, Vetëvendosje ka marrë 344 mijë e 176 vota, ose 45.48 për qind të votave të përgjithshme.

banner

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat dhe aktualisht renditet me 22 deputetë, me 20.11 për qind të votave.

Lëvizja e mandateve vjen pas numërimit të votave të diasporës dhe përditësimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.