
Media raportojnë se edhe diplomati amerikan Christopher Hill është në mesin e atyre që synohet të thirren për të dëshmuar.
Ish-komandanti i NATO-s për Europën, gjenerali amerikan Wesley Clark, është përfshirë në listën e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Media kosovare kanë raportuar se Clark ndodhet mes emrave të personaliteteve ndërkombëtare të cilët mbrojtja synon t’i thërrasë për të folur rreth rolit të Thaçit gjatë kohës së luftës.
Ndërkohë, sipas raportimit të Radio Dukagjinit, edhe ish-i dërguari special i SHBA-s për Kosovën, Christopher Hill, pritet të jetë një nga dëshmitarët pro Thaçit.
Lista e dëshmitarëve përfshin figura të profilit të lartë që kanë pasur rol kyç në zhvillimet politike dhe ushtarake të viteve ’90 në Kosovë. Megjithatë, për disa prej këtyre dëshmitarëve mbetet të konfirmohen detajet procedurale nga gjykata apo autoritetet përkatëse.
Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon, ndërsa mbrojtja po përgatitet të paraqesë dëshmitarët e saj në fazat e ardhshme të gjykimit



