Xhelal Sveçla: Për hair ju koftë Kurti 3

Ministri në detyrë i Brendshëm i shmanget konfirmimit të votave, por lë të nënkuptohet optimizëm brenda VV-së.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë pak minuta më parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku në orën 10:00 pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re.

I pyetur nga gazetarët nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat për mandatin e tretë të Albin Kurtit, Sveçla nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai u mjaftua me një batutë të shkurtër, duke thënë me të qeshur:

“Për hair ju koftë Kurti 3”.

Deklarata e tij vjen në një moment vendimtar për Vetëvendosjen, e cila ende nuk ka siguruar publikisht koalicionin e nevojshëm për të arritur shumicën prej 61 votash. Ndërsa deputetët pritet të ulen në ulëset e Kuvendit, mbetet të shihet nëse optimizmi i Sveçlës do të konfirmohet me ngritjen e duarve në sallë.

Back to top button