Ylli Limani për Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur kombit shqiptar

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ylli Limani, ka vizituar punimet për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku është shprehur i impresionuar me projektin, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të rëndësishme për shqiptarët.

Gjatë vizitës së përbashkët me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Limani u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe me projektin e kampusit, i cili pritet të krijojë kushte moderne për studentët dhe stafin akademik.

banner

Mendoj se është një nga senet ma të mira që i kanë ndodh kombit shqiptar. Do doja të jem në përurimin e tij”, u shpreh Limani, duke vlerësuar rëndësinë që ky investim ka për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe për brezat e rinj.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti theksoi se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se kampusi i ri do ta shndërrojë Universitetin “Nënë Tereza” në një qendër moderne të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

Vizita u zhvillua vetëm pak orë para koncertit të Ylli Limanit në Shkup, ku artisti performoi para mijëra adhuruesve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.