
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke ngritur pyetje për produktet që, sipas analizave, përmbanin vaj palme të padeklaruar në etiketë.
Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu pyeti nëse prodhuesit i kanë ushqyer edhe familjet e tyre me produkte të tilla.

“A i kanë ushqy fëmijët e vet, me ata ‘qumësht’? Meqë vaji i palmes s’koka hiç i keq, a i keni ushqy familjet e juaja me ta?”, ka shkruar ajo.
Avdiu akuzoi gjithashtu se konsumatorët janë dëmtuar si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe financiar.
“Edhe na kanë vjedhë shëndetin edhe paret. Mirëdita Kosovë!”, ka shkruar analistja.



