
Zana Avdiu, analiste dhe autore e emisionit “Zanat”, ka reaguar pas vendimeve të fundit të Qeverisë Kurti II, ku u vendos edhe për pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Avdiu ka shkruar se pas pesë vitesh, Kurti nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet e punës, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, pra zonja Avdiu, ka pyetur në mënyrë retorike nëse Kurti e di që dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë ndërruar jetë në dy ditët e fundit në vendin e tyre të punës.
“Albin Kurti e paska premtu pagen e 13-te.
Por, pas pese vitesh qeverisje, nuk ka ba kurrgjo, per mu ndreq kushtet e e punes.
A e din Albini se brenda vetem dy ditesh, dy punetore ndertimtarie humben jeten ne vendin e punes?
Dy jete te humbuna ne skelat e ndertimit, aty ku duhet te kishte siguri, e qe ka neglizhence, sepse s’ka shtet qe i mbikqyre, e askush nuk jep pergjegjesi, po ka veç heshtje” – ka shkruar Avdiu, ndër të tjera.



