Zana Avdiu: Grupi që kërkoi rrëzimin e Abdixhikut është tërhequr, tani kampi Abdixhiku- Osmani kërkojnë mbajtjen e Kuvendit

Analistja Zana Avdiu ka deklaruar, duke iu referuar burimeve të saj pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), se grupi që kishte iniciuar mbajtjen e Kuvendit për rrëzimin e kryetarit Lumir Abdixhiku është tërhequr nga kjo kërkesë.

Sipas Avdiut, situata brenda partisë ka ndryshuar dhe tani është kampi i Abdixhikut ai që po kërkon që Kuvendi të mbahet dhe procesi të vazhdojë me votim.

banner

“Grupi që e ka bërë thirrjen për mbajtjen e Kuvendit me qëllim rrëzimin e Abdixhikut tashmë është tërhequr. Ndërkohë, sipas burimeve të mia të afërta me LDK-në, tani është grupi i Abdixhikut ai që dëshiron të mbahet Kuvendi dhe të zhvillohet votimi”, ka deklaruar Avdiu.

Nëse këto informacione konfirmohen, ato do të sinjalizonin një ndryshim të rëndësishëm të dinamikës së zhvillimeve të brendshme në LDK, në prag të Kuvendit të partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.