Zana Avdiu: Shqipëria ua pamundësoi qytetarëve pushimet në bregdetin e vet, protestat janë të vonuara

Analistja Zana Avdiu ka dalë në mbështetje të protestave në Shqipëri, duke kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, janë menaxhuar pronat publike dhe zhvillimi turistik në vend.

Ajo vlerësoi se pasuritë natyrore dhe zonat më të bukura të Shqipërisë po u jepen një grupi të kufizuar interesash, ndërsa qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës.

banner

“Me plaçkitë pronën publike, gjithë ato bukuri e gjithë ato vende magjike, për me ia dhanë një grupi njerëzish, kjo ndodh veç në Shqipni. Tani po pyesin pse ka protesta. Vonë bile janë çu në kambë”, ka shkruar Avdiu.

Sipas saj, paratë e krimit dhe të drogës janë orientuar drejt sektorit të ndërtimit, gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësimin e jetës së qytetarëve.

Avdiu ka theksuar gjithashtu se shumë shqiptarë e kanë më të lirë të kalojnë pushimet në Greqi apo Turqi sesa në bregdetin e Shqipërisë.

“Shqipni, u çlirofsh sa ma parë”, ka përfunduar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.