
Sot bëhen 29 vjet nga vdekja e Princeshës Diana, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të familjes mbretërore britanike.
Diana humbi jetën më 31 gusht 1997, në moshën 36-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris.

Vdekja e saj shkaktoi tronditje të madhe në Britani dhe në mbarë botën, ndërsa miliona njerëz ndoqën ceremoninë e varrimit dhe nderuan kujtimin e saj.
Princesha Diana ishte e njohur jo vetëm për rolin e saj në familjen mbretërore, por edhe për angazhimin humanitar, veçanërisht në fushatat kundër minave tokësore dhe në mbështetje të personave me HIV/AIDS.
Edhe 29 vjet pas vdekjes, figura e saj vazhdon të mbetet simbol i humanizmit, empatisë dhe një qasjeje më të afërt me publikun.
Diana ishte nëna e Princit William dhe Princit Harry.



