Kandidati për kryetar të Graçanicës, Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit më ka premtuar votën

Në një intervistë për emisionin FRONTAL, kandidati i “Aleancës Shqiptare” tha se disa anëtarë të familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


Leutrim Ajeti, kandidati për kryetar të komunës së Graçanicës nga koalicioni “Aleanca Shqiptare”, ka deklaruar se ka marrë mbështetje nga familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL, Ajeti tha se ka pasur komunikim me disa pjesëtarë të familjes Thaçi, të cilët, sipas tij, i kanë premtuar votën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Familja Thaçi, një pjesë e familjes Thaçi, ma kanë premtuar votën. Kam diskutuar me disa pjesëtarë dhe do të votojnë për Aleancën Shqiptare,” – deklaroi Ajeti gjatë intervistës.

Kandidati i Aleancës Shqiptare po garon për të fituar drejtimin e komunës me shumicë serbe, ndërsa ka theksuar se mbështetja e shqiptarëve në Graçanicë është rritur ndjeshëm falë bashkimit të subjekteve shqiptare në këtë koalicion.

Back to top button