Pardew për pavarësinë e Kosovës: “Rugova konsiderohet babai i saj”

Diplomati amerikan James W. Pardew shkruan për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në librin e tij “Paqebërësit”.

Në pjesën kushtuar pavarësisë, Pardew përmend edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili vdiq në janar të vitit 2006, dy vjet para shpalljes së saj.

“Sot, Rugova konsiderohet babai i asaj pavarësie”, shkruan Pardew.

Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Sipas Pardewit, SHBA-ja dhe Kostarika e njohën Kosovën si shtet sovran një ditë më pas, ndërsa njohjet vazhduan edhe nga shtete të tjera.

Teksti origjinal

Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, me mbështetjen e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së. SHBA-ja dhe Kostarika e njohën Kosovën si shtet sovran një ditë më pas. Nuk vonoi shumë dhe shembullin e tyre e ndoqën Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shqipëria, Gjermania, Turqia e shtete të tjera. Pas pesë vjetësh, më shumë se njëqind shtete e njohën Kosovën. Greqia e Qiproja, me simpati karshi Serbisë, ashtu si edhe disa shtete të tjera evropiane, si Spanja, shkaku i problemeve me lëvizje të brendshme pro-pavarësisë, nuk e bënë një gjë të tillë.

Ibrahim Rugova, që e kishte udhëhequr rezistencën politike ndaj Millosheviçit më 1998, vdiq në janar të 2006-s, dy vjet para pavarësisë së Kosovës. Sot, Rugova konsiderohet babai i asaj pavarësie.

Në prill të 2008-s, separatistët në Osetinë Jugore e shpallën pavarësinë prej Gjeorgjisë. Luftimet do të shpërthenin shumë shpejt ndërmjet forcave ushtarake ruse e atyre gjeorgjiane. Në gusht të 2008-s, Rusia u vendos në një okupim afatgjatë të Osetisë Jugore e Abhazisë “së pavarur”. Pavarësia e Kosovës ishte akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë, tetëmbëdhjetë vjet pasi nisi në Slloveni e Kroaci. Megjithatë, Serbia vazhdoi ta kundërshtonte pavarësinë dhe një prani ndërkombëtare, përfshirë BE-në e NATO-n, mbeti në Kosovë për ta siguruar stabilitetin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.