Dështojnë kandidatët e Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit

Zlatan Elek dhe Ljiljana Stefanoviq nuk morën votat e nevojshme në përpjekjet për t’u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka arritur të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët.

Elek mori vetëm nëntë vota pro, të cilat vinin nga partia e tij, duke e bërë të pamundur zgjedhjen në këtë pozitë.

Pas ezaurimit të kandidaturës së tij, Lista Serbe propozoi një emër të ri. Deputeti Igor Simiq njoftoi se kandidatja tjetër për këtë post është Ljiljana Stefanoviq.

Megjithatë, edhe Stefanoviq, njësoj si Elek dhe kolegu i saj Sllavko Simiq më herët, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme as pas tre raundeve të votimit.

Kuvendi pritet të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb në përputhje me rregulloren e punës dhe marrëveshjet ndërpartiake.

Back to top button