Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve të dyshuar për korrupsion

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe gjashtë të tjerëve të arrestuar të enjten nën dyshimin për korrupsion, shkruan KOHA.

Pos Ismajlit, në këtë grup janë arrestuar një gjyqtar i Themelores që ushtroi detyrën në Graçanicë, Jovica Mitroviq dhe zyrtarë të tjerë N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L..Seanca e mbajtur të shtunën ka zgjatur disa orë. Gjykata në mbrëmje ka njoftuar për masën e paraburgimit.

banner

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit”, thuhet në njoftim. “Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.