
Qeveria nis transferimin e mjeteve për fëmijët 0–16 vjeç dhe kategoritë përfituese të pensioneve dhe skemave sociale.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurove, ashtu siç ishte paralajmëruar javën e kaluar nga Kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit, shtesa prej 100 eurove është transferuar për fëmijët e moshës 0 deri në 16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara dhe përfitues të skemave të tjera sociale, bazuar në kriteret e përcaktuara me vendim qeveritar.
Murati theksoi se, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjetet financiare do të reflektohen në orët në vijim.



