
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka folur në lidhje me mundësinë e një mandati të dytë si presidente.
Osmani ka cituar një madje, e cila, sipas saj, tregon përqindjen e lartë të njerëzve që kërkojnë një mandat të dytë.
“Në shumicën dërmuese të matjeve, shihet që diku rreth 81 për qind e qytetarëve të Republikës dëshirojnë një mandat të dytë. Pra, do ta shohim në qoftë se deputetët dëshirojnë materializim të këtij vullneti. Pra, këto janë çështje që do t’i bisedojmë, megjithatë për mua është thjesht një mundësi për t’i shërbyer vendit, dhe në qoftë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e dëshirojnë këtë, atëherë unë do ta vazhdoj mundësinë e shërbimit të vendit në mundësi tjera”, është shprehur Osmani për REL.



