Dimal Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit

Ish-kryetari i Kuvendit vlerëson kontributin e Dacit në ndërtimin e demokracisë parlamentare të Kosovës.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit.

banner

Në emrin e tij personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Basha u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Ai ka theksuar se gjatë viteve të shërbimit në krye të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit. Sipas Bashës, me vizion, maturi dhe përkushtim, Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e rolit të Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës.

“Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim”, ka theksuar Basha.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.