
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha sot se ka anuluar çdo takim me zyrtarë iranianë, teksa vazhdon shtypja e protestuesve, duke sugjeruar se dritarja e diplomacisë që mendonte se po hapej disa ditë më par, tashmë është mbyllur.
Në një mesazh në Truth Social, Trump i inkurajoi protestuesit të vazhdojnë demonstratat dhe tha se “ndihma është në rrugë”.
“Patriotë iranianë, VAZHDONI TË PROTESTONI – MERRNI NË DORË INSTITUCIONET TUAJA!!!” shkroi Trump, transmeton CNN.
“Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë,” vazhdoi ai. “I kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALEN vrasjet pa kuptim të protestuesve. NDIHMA ËSHTË NË RRUGË.”
Ai e përfundoi duke shkruar “MIGA”, ose “Make Iran Great Again” (Ta bëjmë Iranin sërish të madh).
Të dielën, Trump kishte sugjeruar se ishte i hapur për bisedime me regjimin iranian pasi kishte marrë komunikime gjatë fundjavës. Ai tha se po përgatitej një takim.
Por mesazhi i tij dy ditë më vonë tregoi se ai nuk beson më se bisedimet do të ishin të frytshme.



