
Analisti i njohur vë në dukje afrimin e vendeve perëndimore me Kinën dhe ndryshimin e balancave globale.
Analisti i njohur i politikës globale, Ian Bremmer, ka komentuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sugjeruar se bota po hyn në një rend të ri botëror ku Kina po forcon ndjeshëm pozitat e saj.
Sipas Bremmer, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina përbëjnë një “G2”, duke i pozicionuar dy superfuqitë si boshti kryesor i politikës globale. Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney ka shprehur hapur se Kanadaja dhe Kina mund të shndërrohen në partnerë strategjikë.
Bremmer shton se radhën për vizita në Pekin pritet ta kenë edhe figura të tjera të rëndësishme evropiane, si Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, duke treguar një tendencë të qartë afrimi me Kinën nga ana e vendeve perëndimore.
“Nëse do të isha Kina, do ta pëlqeja këtë rend të ri botëror,” shkruan Bremmer



