Trump poston foto duke vendosur flamurin amerikan në Grenlandë

Presidenti amerikan shpërndan foto të montuara ku flamuri i SHBA-së mbulon Amerikën e Veriut dhe Groenlandën

Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një seri imazhesh të montuara që paraqesin Groenlandën si pjesë të territorit amerikan. Postimet janë bërë në platformën e tij Truth Social dhe kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

banner

Një nga imazhet duket të jetë një version i montuar i një fotografie të gushtit 2025, e marrë gjatë vizitës së liderëve evropianë në Uashington për një telefonatë mes Trumpit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë version të ri, tabela e prezantimit është ndryshuar dhe mbi hartë shfaqet një flamur amerikan që mbulon Amerikën e Veriut, Kanadanë dhe Groenlandën.

Në foton origjinale ishte paraqitur vija e frontit të luftës në Ukrainë.

Një tjetër imazh i publikuar sot është një ilustrim ku Trump shihet duke ngulur flamurin amerikan në Groenlandë, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe nënpresidenti JD Vance. Në plan të parë të ilustrimit shfaqet një tabelë ku shkruhet:

“Groenlanda: territor i SHBA-së, themeluar në vitin 2026.”

Postimet e Trump janë interpretuar si provokuese dhe simbolike, duke ngritur shqetësime për mesazhet politike që përcjellin dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.