
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë kërkesave të presidentit të ShBA-së, Donald Trump lidhur me Grenlandën.
Ajo ka theksuar se nuk do ta braktisë kurrë atë territor.
“Unë sigurisht se nuk do ta braktis Grenlandën, e mora këtë vendim para një kohe të gjatë si kryeministre daneze” – tha ajo para gazetarëve në Kopenhagë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Tutje, Frederiksen ka paralajmëruar se Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, gjë që sipas saj e bën situatën serioze për aleatët.
“Presidenti amerikan fatkeqësisht nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake dhe, prandaj, pjesa tjetër prej nesh gjithashtu nuk mund ta përjashtojë atë, pra kjo është një pasojë e natyrshme e asaj që presidenti amerikan e ka thënë dhe që nuk e ka thënë” – shtoi zonja Frederiksen.



