
Ian Bremmer njofton se kjo është hera e parë që shefat ekzekutivë amerikanë shprehin frikë për reagimin e konsumatorëve europianë.
Në samitin vjetor të Davosit, CEO-t amerikanë janë shprehur për herë të parë të shqetësuar për mundësinë që europianët të bojkotojnë produktet amerikane. Sipas politologut Ian Bremmer, kjo është një situatë e paprecedentë që tregon tensionet në rritje midis biznesit amerikan dhe tregut europian.
“Kjo është hera e parë në Davos që dëgjoj CEO-t amerikanë të shqetësuar se europianët mund të bojkotojnë produktet amerikane”, shkruan ai.



