
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka shkruar në lidhje me protestën që pritet të mbahet në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale.
Hamza ka theksuar se kërkohet drejtësi, jo politikë.
Postimi i plotë:
Drejtësi, jo politikë!
Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne.
Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi.



