Osmani takohet me ambasadorin francez: Franca është partnere strategjike dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Osmani ka bërë të ditur se me diplomatin francez ka diskutuar për zhvillimet politike, të ardhmen e Kosovës dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Franca është një partnere strategjike dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.