
Zohran Mamdani thotë se qyteti mund të përjetojë deri në 30 cm borë, duke paralajmëruar qytetarët për stuhinë që po vjen.
Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar se qyteti mund të përjetojë një nga reshjet më të mëdha të borës në vitet e fundit.
“Ky është qetësia para stuhi. Sipas parashikimeve aktuale, qoftë rreth një këmbë borë, pra afërsisht 30 centimetra, apo edhe pak më shumë, kjo do të ishte një nga reshjet më të mëdha që qyteti ynë ka parë në vite. Nuk kemi parë një sasi të tillë bore brenda një periudhe të shkurtër prej gati pesë vjetësh,” tha Mamdani gjatë një briefing-u me mediat.
Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë të përgatitur dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi stuhia e pritur mund të shkaktojë reshje të konsiderueshme bore dhe vështirësi në qarkullim.



