Trump për “New York Post” pretendon se SHBA përdori armë të panjohur për kapjën e Maduros

Presidenti amerikan thotë se një teknologji e panjohur çaktivizoi pajisjet e kundërshtarëve në Venezuelë, por detajet mbeten të pakonfirmuara nga burime zyrtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka përdorur një armë sekrete të quajtur “Discombobulator” gjatë një operacioni në Venezuelë që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

banner

Në një intervistë për median amerikane, Trump pretendoi se kjo teknologji e avancuar ka ndihmuar forcat amerikane duke çaktivizuar pajisjet dhe sistemet e kundërshtarëve gjatë ndërhyrjes, duke e bërë operacionin më të lehtë dhe më efektiv. Sipas tij, arma shkaktoi konfuzion dhe mosfunksionim të pajisjeve elektronike në terren.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim të pavarur apo detaje zyrtare nga Pentagoni ose agjenci të tjera të sigurisë për ekzistencën apo funksionimin e një arme me këtë emër. Termi “Discombobulator” nuk njihet publikisht si sistem ushtarak i dokumentuar, çka ka ngritur pikëpyetje mbi natyrën reale të teknologjisë së përmendur.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë sqarime shtesë, ndërsa deklarata e Trump ka nxitur debat nëse bëhet fjalë për një pajisje të klasifikuar apo thjesht për një emërtim jozyrtar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.