Nuk përmbahet Edi Rama: Gjithë ai mal me mut i Prokurorisë kundër 4 burrave

Kryeministri shqiptar kritikon Prokurorinë e Hagës dhe thotë se kërkesa për dënim është e pakuptimtë dhe e papranueshme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me tone të ashpra pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burg të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama iu përgjigj interesimit të miqve nga Prishtina se përse nuk ishte shprehur më herët lidhur me zhvillimet e fundit në gjykim. Ai theksoi se po përpiqet ende të kuptojë logjikën e ndjekur nga prokuroria për një kërkesë kaq të rëndë ndëshkimi.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkroi Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.