
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në lidhje me miratimin të buxhetit të Kosovës nga Kuvendi.
Kurti ka vlerësuar se ky buxhet përfshin edhe pagën edhe 13-të për sektorin publik.
“Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë” – ka shkruar Kurti.



