
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, është lajmëruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutua për zgjedhjen e presidentit të ri.
Hamza ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit nuk është çështje vetëm e një partie politike.
Tutje, Hamza shkroi se interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik.
“Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri” – ka shkruar Hamza.



