
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, shkruan Telegrafi.
Gërvalla ka deklaruar se raporti mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor.
Megjithatë, sipas ministres, raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse.
“Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.



