Sveçla: Jam me protestuesit, dorëheqjet tona nuk do të kontribuonte në fuqizimin e gruas

Sveçla: Jam me protestuesit, dorëheqjet tona nuk do të kontribuonte në fuqizimin e gruas

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, është pyetur në lidhje me kërkesat e protestuesve, përfshirë për dorëheqjen e tij dhe Donika Gërvallës, ministre e Drejtësisë.

 Ai ka vlerësuar se dorëheqja e tyre nuk do të kontribuonte.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë” – ka theksuar ai.

“Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve” – ka vlerësuar ai.

“Kam ngritur dyshimet lidhur me mosmenaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoriatit Policor kemi verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur duke nxjerrë në pah dështime në trajtimin e raportimeve dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e jetës së saj”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.