
Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, është peytur në lidhje me dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gërvalla ka vlerësuar se gjatë tërë jetës së saj politike ka qenë në anën e viktimave.
“Po të kosnideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilën do të kontribuonin në një indenfitikim më të skatë, më shpejtë dhe më thellë të përgjegjësië për veprim dhe mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqja. Unë mendoj që pikërisht e kundër është qytetari i Kosovës e di që unë tërë jetën time politike jam në anën e viktimave me një kosto të lartë publike. Unë ju siugroj që viktimat e dhunës në familje, aleatin më të fuqishëm e kanë te Koordintaroja Kombëtare. Na lejoni të bëjmë punën tonë…” – tha Gërvalla, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, Gërvalla ka vlerësuar se nuk është momenti tash.
“Nëse konsiderohet që dorëheqja ime kontribuon për një adresim më të mirë dhe për një perspektivë pa rreziqe për gratë tona, unë atëherë jam personi i fundi që refuzoj dorëheqjen. Por mendoj që nuk është momenti tash…të jemi të kujdesshëm, të mos e politizojmë vdekjen, vrasjen tragjiek të Arlinda Zekajt…”- tha ajo, transmeton Gazeta Politika.



