
Vendimi parasheh tarifë ditore për qëndrimin në spital të shoqëruesve të pacientëve mbi 15 vjeç, pa kufizim kohor.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka zyrtarizuar listën e bashkëpagesave për shërbime shëndetësore të nivelit tretësor, ku njëra nga pikat që ka ngjallur më së shumti reagime lidhet me personat shoqërues të pacientëve.
Sipas vendimit, konkretisht pika 5 e shtojcës 4, përcaktohet se qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi 15 vjeç do të kushtojë 3 euro në ditë.
Kjo tarifë aplikohet për tërë kohën e qëndrimit në spital, pa ndonjë kufizim kohor, duke nënkuptuar se pagesa do të llogaritet për çdo ditë të kaluar pranë pacientit në ambientet spitalore.



