
Murat Jashari për VOX Kosova thotë se do ta pranonte detyrën vetëm në gjendje të jashtëzakonshme apo në rast të një lufte civile.
Murat Jashari ka refuzuar mundësinë për t’u bërë President i Kosovës, duke deklaruar se Familja Jashari u takon gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime të zakonshme politike.
Ai ka theksuar se postin e presidentit do ta pranonte vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të një gjendjeje të rëndë apo një lufte civile ku do të kërkohej unitet dhe sakrificë kombëtare, por jo në kushte normale politike.
Deklarata e tij vjen në kohën kur emra nga familja Jashari janë përmendur në opinion si kandidatë të mundshëm për postin e kreut të shtetit.



