
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së nuk u deklarua për media pas takimit.
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë sot duke hyrë në Presidencën e Republikës së Kosovës për një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Pas takimit, ajo nuk ka pranuar të deklarohet për mediat.
Prattipati ka zhvilluar në vazhdimësi takime të rregullta javore me presidenten Osmani, në kuadër të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.



