Garda Revolucionare e Iranit ndalon kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarët e BE-së konfirmojnë transmetime nga Irani, ndërsa rruga kryesore e eksporteve të naftës mbetet e tensionuar.

Një zyrtar i misionit detar të Bashkimit Evropian, Aspides, ka bërë të ditur se anijet kanë marrë transmetime VHF nga Garda Revolucionare e Iranit, ku u theksohet: “Asnjë anije nuk lejohet të kalojë Ngushticën e Hormuzit”.

banner

Ngushtica e Hormuzit është rruga më e rëndësishme botërore për eksportin e naftës, duke lidhur prodhuesit kryesorë të Gjirit, si Arabia Saudite, Irani, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.

Zyrtari, i cili foli për Reuters nën kusht anonimati, tha se Irani nuk ka konfirmuar zyrtarisht urdhërin, por për vite me radhë Teherani ka kërcënuar të bllokojë këtë rrugë ujore të ngushtë si hakmarrje për çdo sulm ndaj Republikës Islamike.

Ky zhvillim rrit tensionet në një nga rajonet më të ndjeshme të botës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar monitoron situatën me shqetësim, duke paralajmëruar për pasojat në tregjet globale të energjisë dhe sigurinë detare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.