Zafa me hipotezë: Gjykata Speciale dhe ardhja e Albin Kurtit në pushtet janë pjesë e projektit për ta dëmtuar Kosovën

Zafir Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka pasur një hipotezë.

Në sytë dhe mendjen e Berishës, Gjykata Speciale dhe ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet “janë pjesë e një projekti” për ta dëmtuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale dhe ardhja e Albin Kurtit në pushtet, janë pjesë e një projekti të përbashkët për ta dëmtuar Kosovën.

Nuk mund të themi se jam me UÇK-në e në të njëjtën kohë, të qëndroj në një rresht me sojin e Dimal Bashës, i cili për UÇK-në mendon njësoj si Millosheviqi!

Me UÇK-në nuk mund të jesh vetëm me fjalë, por me qëndrime dhe vepra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.