Nëntë të vrarë nga sulmet iraniane: 6 në  Izrael dhe 3 në Emiratet e Bashkuara Arabe

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve të fundit me raketa iraniane në rajon.

Në zonën e Jerusalemit, gjashtë persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën pas breshërisë së fundit të raketave të dielën, raportuan mediat izraelite dhe policia. Një fëmijë 10-vjeçar raportohet të jetë plagosur rëndë. Një goditje e dytë u regjistrua në Izraelin qendror.

banner

Rreth 30 ambulanca të  u angazhuan në operacionet e shpëtimit, ndërsa  njoftoi se forcat e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme, së bashku me ekipe të shumta mjekësore dhe një helikopter, po punonin për evakuimin e të plagosurve.

Ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet njoftuan se tre persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën lehtë nga sulmet iraniane të së shtunës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.