Presidenca demanton VV-në: Nuk më janë ofruar nënshkrime për rizgjedhjen e Osmanit

Presidentja e cilëson si gënjeshtër pretendimin për mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Presidenca ka demantuar deklaratat se i janë ofruar nënshkrime dhe përkrahje nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

banner

Përmes një reagimi publik, këshilltarja e Osmanit e ka cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë. “Kjo është gënjeshtër”, thuhet në reagimin e saj, duke mohuar se ka pasur ofertë zyrtare për nënshkrime apo mbështetje nga deputetët e kësaj partie.

Ky reagim vjen pas deklaratave të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje se i kanë ofruar 30 nënshkrime Presidentes për kandidim, pretendim që tashmë është hedhur poshtë nga vetë Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.