
Elvis Hoxha, aktivist i VV nga Shqipëria, ka shkruar një status në lidhje me çështjen e presidentit.
Hoxha ka pasur një pretendim se pse PDK e LDK nuk kandidojnë ndonjë kandidat për president.
Postimi i plotë:
As PDK e as LDK nuk mund të japin ndonjë kandidat për president dhe nënshkrimet për të. Sepse në këtë rast janë të detyruar të qëndrojnë në sallë dhe të bëjnë të mundur zgjedhjen e presidentes ose presidentit.
Qëllimi i tyre është bllokimi, si i një kandidati konsensual, po ashtu i kandidatit partiak.
Që prej 9 shkurtit të vitit të shkuar, këto dy parti, duke mos e patur pushtetin, mund të bëjnë vetëm një punë: të bllokojnë shtetin.



