Murati kritikon Osmanin për dekretin: Tejkalim i kompetencave, shkakton krizë artificiale

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka folur në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Në Pressing, Murati ka vlerësuar se dekreti po shkakton një krizë artificiale.

banner

“Jemi të shqetësuar sepse, me këtë dekret kundërkushtetues, që është tejkalim i kompetencave të përshkruara në Kushtetutë, po shkaktohet një krizë artificiale. Në një situatë ku ke parlament funksional, ku ke qeveri funksionale, ke edhe president madje funksional, me mandat edhe një muaj, por pas një muaj prapë nuk ka vakum institucional, në një situatë të tillë po e vendos një dekret dhe po thu ‘’unë e shpërndaj Kuvendin, qeverinë e bëjë në detyrë, edhe presidenti ndoshta edhe s’mundet me u zgjedh, po shkojna në zgjedhje’’, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.