Vritet një person në Klinë, i dyshuar vëllai i tij

Një person është vrarë të shtunën në fshatin Bokshiq të Klinës, kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për vrasje të rëndë. Para komunikatës, në Policinë e Kosovës thanë se i dyshuari është vëllai i viktimës.

banner

“Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 15:08 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bokshiq të komunës së Klinës. Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, thuhet në njoftimin për rastin.

Komunikata thekson se është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.

Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.