
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përfshirë ata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të dalin në votime dhe të mbështesin përfaqësimin politik shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka deklaruar se shqiptarët meritojnë përfaqësim dinjitoz, të drejta të garantuara dhe një të ardhme ku zëri i tyre nuk anashkalohet.
Postimi i plotë:
REGJIMI I VUÇIQIT DO TË BJERË NESËR!
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës por edhe të gjithë ata që jetojnë kudo në Serbi, meritojnë përfaqësim dinjitoz, të drejta të garantuara dhe një të ardhme ku askush nuk mund t’i anashkalojë.
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi: dilni të votoni si kurrë më parë dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Mbështeteni përfaqësimin shqiptar përmes votës suaj demokratike.
Bashkimi është forcë, përfaqësimi është dinjitet!
AS VUÇIQI, AS ASNJË PUSHTET NUK MUND TA INJOROJË ZËRIN E SHQIPTARËVE TË BASHKUAR!
Koalicioni Shqiptar – numri 17.



